Koeman vazhdon spastrimet te Barcelona, është radha e këtij lojtari

Shpërndaje

Trajneri i Barcelonës po vazhdon me spastrimet tek skuadra e tij.

Pas Suarezit, Vidalit dhe Semedos është radha e Jean-Claair Todibo për t’u larguar nga Barcelona.

Trajneri holandez, Ronald Koeman, po bën një spastrim të përgjithshëm te katalanët dhe mbrojtësi francez është në listën e të padëshiruarve.

20-vjeçari po shikon alternativat më të mundshme dhe një prej tyre po e tundon më shumë: kalimi te Rennes.

Ekipi francez do të luajë në Evropë dhe i siguron vendin e titullarit të padiskutueshëm ndaj dhe është në avantazh për ta afruar, siç raportohet, në huazim me të drejtë blerjeje rreth 17 milionë euro.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *