Koeman në “qiellin e shtatë”: Barça ime, më e mirë nga sa mendoni të gjithë

Shpërndaje

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, deklaroi se skuadra e tij është më e mirë se ajo që njerëzit mendojnë. Këtë deklaratë e bëri pas fitores 3-0 ndaj Celta Vigo në La Liga, të enjten. Trajneri hollandez e ka filluar fuqimisht në “Camp Nou”, me ekipin e tij që ka fituar dy ndeshjet e para në kampionat. Koeman është i bindur se Barcelona do t’i përmbushë pritshmëritë:

“Ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme, jam shumë krenar. Kemi punuar me shumë discipline. Sonte kemi luajtur me një lojtar më pak dhe kemi krijuar shanse të mira. Jam shumë i lumtur. Ishte e rëndësishme të flisnim me ekipin fundin e pjesës së parë për sistemin e lojës. Ne kemi qenë shumë kompaktë. Në fund, rezultati ishte i drejtë.

Nuk mund të komentoj se çfarë ka ndodhur sezonin e kaluar. Nga dita e parë si trajner, i kam parë lojtarët shumë të uritur. Ata janë stërvitur me intensitet të madh, luajnë ashtu siç stërviten. Sot kanë treguar karalter deri në sekondën e fundit, në një fushë të vështirë. Jemi shumë mirë fizikisht.

Si çdo trajner, edhe mua më duhet kohë, por ekipi është shumë më i mirë nga sa mund të mendoni. Kemi gjashtë pikë, kemi shënuar shtatë gola dhe nuk kemi pësuar asnjë. Kjo tregon se ne po rritemi”.

Koeman ishte diplomatik, kur u pyet për të kuqen e Lenglet, në fund të pjesës së parë. Në vend të kësaj u përqendrua në përgjigjen që dha ekipi në fushë, me dhjetë lojtarë: “Po, ishte një faull, por mund të argumentosh nëse ishte kartoni i dytë i verdhë apo jo. Është një vendim i gjyqtarit, që nuk duhet të diskutohet. Është më e rëndësishme të dish të luash edhe me 10 lojtarë”.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *