Keidi Bare e bene rruge perseri me kartonat e kuq

Shpërndaje

Keidi Bare e bën rrugë me kartonat e kuq
Mesfushori i Malagas, Keidi Bare, u ndëshkua me karton të kuq, pasi mori dy kartonë të verdhë në dy minuta, njësoj sic kishte ndodhur
në Tenerife përpara 20 ditësh kur kishte lënë skuadrën në inferioritet numerik përgjatë të gjithë pjesës së dytë.
Të dielën ndodhi pothuajse e njëjta gjë kundër Albacetes. Vetëm se gjithcka ndodhi duke filluar nga minuta e 69, moment në të cilin gjytari Garrido i
tregoi kartonin e parë të vedhë për një faull ndaj Alvaro Jimenez. Kurse në të 71′, erdhi ndëshkimi i dytë për faull ndaj Mesa.
Pas kartonit të kuq të kartërt me Malagan, Keidi e la fushën tepër i nervozuar. Aq sa në momentin e daljes nga fusha ka shfryrë keq,
duke shkelmuar disa topa që kishte pranë dhe duke goditur me grusht tunelin në hyrje të stadiumit. Teksa pamjet kanë treguar se gjyqtari i takimit e ka
lëshuar disi dorën ndaj Bares, pasi tek faulli i dytë kartoni i verdhë edhe mund të ishte shmangur.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *