Kakofoni zërash për rinovimin e Messit, Laporta flet shkoqur për herë të parë

Shpërndaje

Leo Messi nuk ka marrë ende ndonjë ofertë nga Barcelona për të rinovuar kontratën e tij. Laporta ka këmbëngulur në raste të panumërta se dëshira e tij është që ylli argjentinas të “pensionohet” si lojtar i Barçës. Presidenti i ri Blaugrana dëshiron të presë llimisht për të mësuar se cila është situata reale ekonomike e klubit.

Siç ka mësuar SPORT, oferta e rinovimit për yllin argjentinas do të vijë pasi presidenti të mësojë rezultatin e kontrollit ekonomik, që po kryhet aktualisht. Pasi të ketë në dorë bilancin, Laporta mund të dijë se sa larg shkon ekonomikisht, në përpjekje për ta bindur Messin se Barcelona është opsioni më i mire dhe duhet të qëndrojë aty.

Gjatë mëngjesit, “RAC1” ka pretenduar se kjo ofertë tashmë i ishte transmetuar kapitenit dhe se pagat e tij do të rriteshin sipas rimëkëmbjes ekonomike të klubit, duke lluar nga një pagë më e ulët sesa ajo që merr tani.

Për momentin, kjo ofertë nuk ka ekzistuar ende dhe Laporta vazhdon të punojë për të. Gjithashtu, edhe në aspektin sportiv. Presidenti e di që, nëse dëshiron ta bindë argjentinasin, gjithashtu duhet të paraqesë një projekt sipas ambicieve të kapitenit.

Ndërkohë, sot, kamerat e “Jugones” e kapën presidentin e Barcelonës në aeroport dhe e pyetën për çështjen që shqetëson më shumë katalanasit. Ai tha shkurt: “Rinovimi i Messit po përparon në mënyrë adekuate”…


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »