Juventus – Chiesa, vjen lajmi i fundit nga Italia

Shpërndaje

Federico Chiesa pritet të ndërrojë skuadër në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Sipas Calcio Mercato, Juventus është i vendosur të lidhë një marrëveshje me anësorin e Fiorentinës, Federico Chiesa.

Violat do të lejojnë largimin e 22 vjeçarit nëse Bianconerët paguajnë 60 milionë euro, dhe një gjë të tillë kanë afat për ta bërë deri ditën e hënë.

Pengesë te Juventus për të finalizuar këtë transferim, është mos shitja e Douglas Costas, me futbollistin që po kërkon të mbetet në skuadër.

Chiesa këtë sezon në tre paraqitje për Fiorentinën ka shënuar një gol.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *