
Nuk shënoi ndaj Athletic golin e 700 të karrierës, por e festoi në stilin e tij përvjetorin e 33-të. Ai dhuroi asistin numër 250 gjatë karrierës me Barcën, për atë realizim të Rakitic, që vendosi
sfidën e vështirë ndaj Athletic Bilbaos.
E megjithatë, ditët e fundit nuk kanë qenë shumë të thjesht për ‘Pulcen”, i cili kushedi nis të ndjejë peshën e viteve, teksa për herë të parë ditëlindja e
gjen në aktivitet, pasi më parë ka qenë ose me pushime, ose duke u stërvitur me Argjentinën.
Ndeshja ndaj Athleticos, pas asaj ndaj Sevijas, shfaqi një
argjentinas jo fort brilant. E mbi të gjitha shumë nervoz, aq sa rriskoi të marë sërish kartonin e kuq.
për të dytën ndeshje radhazi, Messi është ndjerë paksa me fat që nuk ka përfunduar para kohe në dhomat e zhveshjes.
Kundër Sevijas bëri bujë një
shtytje ndaj Diego Carlos, kurse këtë herë një shkelje ndaj Yeray.