Intervistë me Dion Kajtazi

Shpërndaje

lajmesportive.al ka realizuar një intervisë eksluzive me Dion Kajtazi, të mos humbasim më shumë kohë

Përshëndetje Dion mund të bësh një prezantim te vetes?

Emrin e kam Dion Kajtazi  jam 25 vjeç jetoj në France që 10 vite si dhe jam nga Kosova pratikoj driftin që 5 vite por kam 2 vite që merem në mënyre profesionale , ne piste me makine për gara etj si dhe gjithashtu kam një garazh timin “Garage DK Automobiles” ku e fabrikova vetË makinën time të garave.

Si ka lindur ky pasion apo deshire?

Pasion ka lindur që kur unë isha fëmijë.

Ju that qe jeni kosovar kur u larguat nga Kosova vendlindja juaj?

Pas luftës deri 10 vjet Kam jetu n’ks më pas jam larguar.

Sa e vështirë ishte zhvendosja për ty?

Normal shumë e veshtir, larg familjes , me një shtet ku per të ardhurit nuk ka vend , mentalitet tjeter, gjuhë e re etj etj po edhe ne ket sport është dashur me pas vullnet 2 herë më shumë për tu bërë pjese, e për këtë arsye mburrem që flamuri shqiptar me emrin tim doli në renditje të garës së kampionatit francez kete fundjave.

Çfare adrenaline të jep kjo gje?

Ky është shumë sport spektakular me shumë ndjenja speciale sepse ti duhesh të kontrollosh shpejtësin po edhe të mbajsh kontrollin e makines në drift domethan n’at momentet ku makina rrëshket dhe rrotullohet djeg gomat. Është sport shum i adhuruar po edhe i krijuar në continentin aziatik (Japoni, Kinë) etj. Drifti ka filluar me gara malore illegale që bëheshin natën. Domethën nuk është vetëm pasion si përshembull futbolli.  Kjo thjesht është stil jete.

Sa kushton ky lloj sporti?

Po tani varet po afërsisht 10/15.000€ shkojn vetëm angazhime të garave, linçensat, rruga etj etj. Domethën vetem shpenzime dhe nuk po flas për makinëe as për karrotrec që më duhet për të transportuar makinën.

Çfare do të mendoje për veten në të ardhmen?

Po dëshiroj që po bëhet diçka me mua për këtë sport, në qoftë se bëhen punët sic duhen! Do të nisem per kampionat europian “Driftking” vitin e ardhshëm por kam nevojë per sponsor se sezoni kushton tepër shtrejtë.

Mendon se ke një konkurence të madhe në vendin tonë apo dhe në France ku ti jeton?

Po më merr mendja Shqiperia edhe në Kosova mungon mbështetje prej shtetit për me zhvillu ide për kto lloje sportesh me makina. Është shumë serioze dhe i rekomanduar për popullin ton, jemi tepër të aftë dhe kemi shumë fanatik makinash në tokët tonë, po mungojn pista, evente për qe të jenë djemtë serioz, domethën ma merr mendja që nqoft se nesër bëhet një piste për drag edhe drift, zvogëlohen edhe rastet e aksidenteve rrugore se normal gjejn djemtë ku të shfrytzojn makinat siç duhet! Shpresoj me vite do të shkojm përpara dhe në qoftse vjen dhe mundësia të ndihmoj njeriun që e ka çelesin e këtyre ideve do të ishte me gjithë qef domethën që kemi konkurencë sa të duash, jo per mue se une buk bana asgjë , po kemi konkurrenc per krejt botën, mungojn veç struktura serioze dhe training.

Jeni gati për eventin që do organizohet nga Drive Channel?

Po normal! Kemi krijuar diçka super, po epidemia na shkatrroj gjitha idetë, po nuk do e lejmë pa e bërë! Si dhe do të faleminderoj Enrin, Etin dhe komplet stafin Drive Channel për mirëpritjen që na bënë në Tiranë mua dhe ekipit “Driftkings” Si do të bëhet ai event dhe biseduam ato 4 ditë me stafin Drive Channel, ajo do të bëhet dhe do të jet gara legjendare në Tiranë.

-Patjeter qe po.

Sa kohe duhet për tu bëre në kto nivele që jeni ju?

Duhen rreth 3 deri në 4 vjet.

Cila është shpejtësia maksimale që ke arrire ti dhe çfare makine ka qen ajo?

Në ngarje të lire 300 km/h me M5 F10 dhe shpejtësia më e madhe në drift qe di un është 160.

Mund të na tregosh disa detaje nga BMW çmimi apo specifika?

Çmimi deri tani është afërsisht 25.000€ pa punë dore domethën se e montova vetë ësht motorr M50B25 Forged me turbo 720 HP.

Çfare lloj makine të pelqen në përditshmëri?

Bmw dhe madje e kam një të tillë.

Çfare mendimi ka patur familja rreth këtij sporti që ti bën?

S’kan qenë hiç rehat, po më kan lën gjith me qenë 100% në këtë fushë edhe e kan pas mirë se sot po e shohin që gjitha kto sakrifica po paguhen.

Si reagojne prindërit kur janë me ju në makinë dhe ju vozisni shpejt?           

Si të gjithë prinderit e tjerë kan shume merak.

A eshte shpejtsia gjithmone pjese e jetes tende

Kam vozit shumë shpejt rrugës po jan shqetësu shumë, se ktu ta marin shumë shpejt lejen, dhe kisha humb edhe punën se kam servis timin dhe nuk punoj dot pa patent.

Çfare do i thoje të rinjve për sportin në pergjithësi dhe për sportin me makina?

Do ju them që në qoft se kanë një ide, ose një pasion që e duan nuk duhet ta lëshojn deri sa të arrijnë në objektivin që kan, përgjithësisht kemi probleme tjera të jetës, mungojm lek por duhet vetëm të rrijnë të qetë edhe mos të humbasin motivimin . Të gjitha bëhen si dhe kisha dëshirë të falenderoj të gjithë shqiptarët që më perkrahin më vjen shumë mirë dhe më jep shumë vullnet ti respektoj siç duhet.

Faleminderit Dion për këtë intervistë me ne dhe faleminderit ti që e lexove këtë intervistë


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *