Interviste me Alesio Caushaj

Shpërndaje

LS Media ka realizuar nje interviste eksluzive me Alesio Caushaj ju ftojme ta lexoni me poshte

·Na trego diçka për veten dhe si lindi pasioni për futbollin ?

-Që kur isha i vogël familjarët gjithmon më shtynin për të shkelmuar topin dhe për të vazhduar këtë sport.Babi gjithmon më merrte me vete nëpër stadiume dhe lokale për të parë ndeshje dhe kështu që i vogël futbolli më hyri në gjak.

Fillimet e para i pata tek Dinamo tek aneksi ku bënim stërvitje në moshën 6 vjeçare.

Në fillimet e para ishte pak e veshtirë por më pas u mësova dhe arrita të zotëroj mir topin.

Qëndrova tek Dinamo 3 vite.

Më pas kalova tek akademia e Termit siç quhej në atë kohë Olimpiku i Kasharit,por u ambjentova lehtë dhe zura shokë shpejt.

Më pas niveli im futbollistik rritej dita ditës edhe më shumë në moshën 14 vjeçare arrita të luaja gati çdo ndeshje të kampionatit me ekipin e Termit U-19 ku isha i vetmi 14 vjeç kurse të gjithë ishin 18 vjeç. Ato sezone kaluan shumë mirë ku arrita të shënoja shumë gola e të merrja shumë minuta në lojë, në të njëjtën kohë luaja dhe me U-17 e Termit , pra të shtunave kisha ndeshje kampionati me U-17 dhe të dielave grumbullohesha me U-19.

Më pas kishim një ndeshje kundër Tiranës U-19 ku hyra ne lojë per një paraqitje të mirë dhe shënova 2 gola atë ditë tërhoqa shumë vëmendje nga trajnerët dhe stafi i Tiranës dhe kur ndeshja mbaroi më thirrën për të folur me ata dhe më thanë që më donin në këtë ekip sezbën.

Kaluan 2 muaj dhe kalova direkt tek Tirana ku u ambjentova me ekipin,trajnerët dhe të gjithë. Ai sezon shkoi shumë mirë për mua dhe u shpallëm kampion te kampionatit dhe kupës U-17.

·Pse zgjodhët Portugalinë si ndalesën e ardhshme në karrierën tuaj ?

-Nëpërmjet menaxherave dhe videove të disa ndeshjeve të mia, arrita që të kisha mundësi të shkoja për provë në Portugali, në fillim shkova tek një ekip i quajtur Padroense ku firmosa kontratë një vjeçare. Më pas në shtator të vitit 2020 më vjen oferta për t’u bërë pjesë e ekipit të Boavistës,patjeter që e pranova dhe u bëra pjesë e saj ku gjithashtu nënshkrova një kontratë të vlefshme për 1 vit me të drejtë rinovimi.

·Sa ndryshim ka kampionati Portugez me atë Shqiptar ?

-Ndryshimi midis futbollit Shqiptar dhe Portugez është goxha i madh, taktikat, fushat, ambjenti dhe mundësit janë më të larta këtu, por kjo nuk do të thotë që futbolli Shqiptar nuk vlen përkundrazi ka shumë cilësi dhe lojtar të talentuar.

·Cilit lojtar të madh dëshironi t’i ngjani?

-Lojtari që do kisha dëshirë të bëhesha dhe që më pëlqen me mënyrën si luan është Jadon Sancho që luan me Dortmundin.

·Cili do jetë hapi juaj i rradhës?

-Deri në fillim të verë do të qëndrojë tek Boavista,më pas me shumë mundësi kam disa plane dhe oferta të tjera në lidhje me ekipe europiane.

Cila është ëndrra juaj më e madhe për këtë sport?

-Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Uefa Champions League një dite ose në atë të Uefa Europa League dhe një ditë pse jo të bëhem pjesë e kombëtares së madhe Shqiptare.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »