Interi e afroi në janar, flet futbollisti: Do largohesha që tani nga Italia nëse kaloj te skuadra e…

Shpërndaje

Eshli Jang kaloi nga Mançester Junajtid te Interi në merkaton e janarit, ku u përshtat menjëherë në kampionatin italian, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm për Konten.

Megjithatë ai shprehet se do të ishte gati të largohej që tani nga Italia, nëse transferohej te Uatfordi, skuadra për të cilën bën tifo dhe ka nisur karrierën e tij, duke luajtur nga viti 2003 deri në 2007-ën.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jang u shpreh:

Nëse do të kisha mundësinë të luajë përsëri për Uatfordin, do të largohesha nga Italia që tani. Unë e njoh Uatfordin, është vend nga vij dhe falë tyre jam ky që jam sot”.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *