Insigne: Më dolën lot kur shënova, Napoli nuk më besoi

Shpërndaje

Napoli arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e Beneventos. Të besuarit e Gennaro Gattusos kaluan me rezultatin 1-2 vendasit, duke siguruar kështu tre pikët e radhës.

E veçanta e kësaj sfide ishte se në fushë ishin vëllezërit Insigne, të cilët ishin kundërshtar me njëri tjetrin. Sikur të mos mjaftonte kjo në fund që të dy e panë emrin në listën e golashënuesve, por ishte Lorenzo ai që festoi.

Sulmuesi i Beneventos, Roberto Insigne, është shprehur shumë i lumtur pas sfidës për golin e shënuar dhe ai gol është si një hakmarrje e tij ndaj Napolit. Kujtojmë se italiani ka qenë pjesë e napoletanëve, por ata e larguan atë nga ekipi.

Është një kënaqësi shumë e madhe për mua që të shënoj kundër Napolit. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që i shënova vëllait tim, Lorenzos. Gjithashtu nuk jam i kënaqur as me rezultatin final.

Është normale që vëllai im të më duartrokasë mua, pasi ne e duam njëri tjetrin dhe gjithashtu unë jam i lumtur që edhe ai shënoi”, deklaron Roberto për “Otto Channel”.

Kur unë erdha tek Benevento, drejtuesit dhe stafi besonin tek unë, ndryshe nga ata tek Napoli. Duhet të përmirësohemi më shumë, edhe pse humbëm vetëm 2-1 dhe jo 5-1 me një nga ekipet më të mira të Serie A.

Është hera ime e parë që luaj në këtë kampionat dhe normal që do të festoja. Nuk ishte një festë kundër napoletanëve. Unë jam vetë nga Napoli dhe më dolën disa lot në momentin e golit, pasi isha shumë i emocionuar”, mbyll Roberto Insigne.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *