Illyrius Motorsport organizon garën e pare e kampionatit kombetar te Go Kart

Shpërndaje

Pas disa muajsh te veshtire per shkak te situates se krijuar nga Covid-19, Illyrius Motorsport iu rikthye organizimit te eventeve automobilistike ne vend. Gara e pare e kampionatit kombetar te Go Kart u zhvillua me date 25 shtator ne Kartodrom Tirana. Pjesmarrja ishte e plote ku nuk munguan edhe tifozet.

Pavaresisht frikes ndaj kushteve atmosferike, 32 garues nga e gjithe Shqiperia moren pjese ne garen e cila u zhvillua me 8 bateri me 4 pilote secila. Dy vendet e para kualifikoheshin per ne baterite pasardhese. Edhe vendet e trete dhe te katert, te cilet u skualifikuan, zhvilluan nje gare per nje shanc te dyte nga te cilet u kualifikuan vetem 2 nga 16 per ne cerekfinalen e gares.

Gara finale u zhvillua me 4 pilote , 3 prej te cileve u ngjiten ne podium dhe ngriten kupat nen shperthimin e shampanjave dhe fishekzjarreve. Gara ishte emocionuese dhe mbi te gjitha ja arriti qellimit per te startuar aktivitetin automobilistik pas nje periudhe pause.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *