Illyrius Motorsport konfirmon/ Ja pse nuk garoj Vis Kosova ne FASK (Ja fituesi)

Shpërndaje

Ditën e diel u mbajt gara më e madhe e automobilizmit në rajon. Drag Race 2021 organizuar nga Fask në Aeroportin “Adem Jashari” në pistën e vjeter te sllatinës si dhe gjithashtu pati nje pjesëmarrje shumë të gjere edhe nga trevat jashte vendit.


Fituesi i kësaj gare ishte Skender Potera me Audi TT RS që realizoi kohen 08.664 duke kapur shpejtësin 250 km/h.
Të gjithë i kishin sytë nga garuesi rekord-man nga Shqiperia Vis Kosova, por që ngjalli shume kureshtje pasi GTR e tij mungoi në kete gare.

Pavarësisht këtij rezultati, ai nuk është shprehur shumë i kënaqur.

Kam pritur fitore, sepse konkurrent të vetëm e kam Vis Kosovën, i cili këtë herë nuk mori pjesë. Unë kam pasur kohë më të mirë në të kaluarën. Kësaj radhe nuk e kisha veturën e përgatitur në mënyrën më të mirë, por gjithsesi në garën e ardhshme synoj rezultat më të mirë”, ka thënë Potera pas triumfit.


Por nga nje komunikimi zyrtar që ne patëm me grupin Illyrius Motorsport konfirmuan arsyjen përse mjeti më i shpejt në trevat shqiptare mungoi në këte gare, sipas Illyrius Motorsport, GTR po përgatitet për gara të një niveli më të lartë ndërkombëtar.

Piloti kampion Vis Kosova ka tentuar të garoje edhe jashte Shqipërise duke vendosur kohe rekord në prova, por fatkeqësisht avaritë teknike nuk e kan lënë ti zyrtarizoj këto rekorde si dhe për këtë arsye, siç konfirmohet nga Illyrius Motorsport GTR eshte në një “rebuilt total” në mënyre që të jetë e aftë të përshtatet me konkurencën elite që po përballet në garat europiane.

Gjykuar nga kohët që vet piloti Vis Kosova ka parashikuar se sa ky mjet mund të japi, presim që shume shpejt në Shqiperi do vij një trofe zyrtar europian sa i perket botës sportive të automobilizmit.
Ne si staf na mbetet vec ti urojme sukses pilotit Vis Kosova në projektet e tij


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »