I përfundon kontrata verën e ardhshme, Interi gati për goditjen e madhe në merkato

Shpërndaje

Xhorxhino Uinaldum është duke u ndjekur me kujdes nga Interi, i cili po përgatitet për një goditje me parametra zero duke parë se mesfushori i Liverpulit i skadon kontrata verën e ardhshme.

Drejtuesit zikaltër presin ti bëjnë një dhuratë teknikut të tyre Antonio Kontes që e pëlqen shumë mesfushorin me tipare mbrojtëse dhe do të ishte një përforcim ʺBigʺ për Interin.

Gjithsesi skuadra nga Milano nuk do ta ketë të lehtë pasi për mesfushorin 30-vjeçar holandez duhet të mundin konkurrencën e Real Madrid dhe Barcelonës ku jo pak herë kanë shprehur interes për të.

Uinaldum luan sezonin e tij të pestë me Liverpulin ku ka arritur të fitojë Premier Ligën dhe Champions-in.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *