HYSAJ BEFASON NAPOLIN ME ATË QË BEN…

Shpërndaje


Në ndeshjen e tij të dytë radhazi si titullar me Napolin, Elseid Hysaj ka arritur të japë kontributin e tij me një asist, në fitoren e thellë 6-0 në shtëpi kundër Genoas.

Kapiteni i Shqipërisë shërbeu bukur topin në rastin e golin e pestë të shënuar nga maqedonasi, Elijf Elmas në minutën e 69-të. Teksa në stol te Napoli qendroi Amir Rrahmani, nga ana tjetër anësori shqiptar u aktivizua përgjatë të 90 minutave.


I gjendur mes dilemave për të ardhmen, ku është në udhëkryq mes rinovimit dhe largimit me klubin italian, shkodrani duket se i ka harruar çështjet e jashtme që në momentin kur shkel në fushë.

Sipas raportimeve të fundit, është klubi rus i Sparakut të Moskës që dëshiron shërbimet e mbrojtësit dhe prandaj ka paraqitur një ofertë te Napoli. Bëhet fjalë për 7 milionë euro të ofruara, megjithatë italianët duan 10.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *