Hoeness i shokon bavarezet me kete deklarat bombastike

Bayern Munich mund ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë, për ta përfunduar sezonin me “tripletë”. Kështu mendon dhe beson ish-presidenti i bavarezëve, Uli Hoeness. Gjigantët gjermanë fituan titullin e tetë radhazi të Bundesligës në fillim të këtij muaji. Ata e ngritën trofeun pas një fitoreje 4-0 kundër Wolfsburgut, në fundjavë. Tashmë duhet të luajnë finalen e “DFB-Pokal” kundër Bayer Leverkusen të shtunën, si dhe janë në garë për Champions-in. Hoeness beson se Bayerni aktual mund ta përsërisë suksesin e trefishtë të sezonit 2012-2013.

“Nëse skuadra jonë mund ta ruajë këtë formë, kemi një shans të mirë për të fituar gjithçka, – tha Hoeness për “Blickpunkt Sport”. – Shpresoj që skuadra ta ruajë ritmin”. Bayerni u bë skuadra e shtatë europiane, që fiton “tripletë” në sezonin 2012-2013, duke mposhtur Borussia Dortmundin në finalen e Champions-it, Stuttgartin në finalen e “DFB-Pokal”, pasi e “vrau” Bundesligën me një epërsi prej 25 pikësh nga ndjekësi më i afërt. Këtë herë, Bayerni e fitoi titullin e ligës me 13 pikë përpara Dortmundit, teksa shënoi një total prej 100 golash të jashtëzakonshëm në rrugën e trofeut të tillë të 30-të në elitën e futbollit gjerman.

Hoeness vlerësoi skuadrën bavareze për këtë golaverazh kaq mbresëlënës dhe iu bëri thirrje rivalëve të tjerë të Bundesligës që të përmirësohen, në mënyrë që Bayerni të mos e fitojë titullin e nëntë radhazi sezonin e ardhshëm: “Është vërtet e veçantë të shënosh 100 gola në një sezon të Bundesligës. Për mua është një arritje e bujshme. Ekipet e tjera duhet të punojnë më shumë tani. Askush nuk duhet të presë që Bayerni të punojë vetëm gjysmë dite për ta bërë Bundesligën më emocionuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *