Haxhi Krasniqi mposht ‘bishën’ gjermane, shpallet kampion bote

Shpërndaje

Haxhi Robin Krasniqi është kampioni i ri në boks ai është i dëbuar në 1999 gjatë luftës së Kosovës nga forcat serbe, kur ishte vetëm 12 vjeç. Me fitoren e sotme ai është shpallur kampion në peshën gjysmë të rëndë, në IBO dhe WBA.

Kujtojmë se pas dy dështimeve në vitet 2013 dhe 2015, ndeshja e sotme ishte e treta në luftën për titullin kampion bote.

Ai u përball sonte me kampionin e IBO dhe WBA Dominic Bosel. Robinit i mjfatuan vetëm tre raunde dhe gjithçka mori fund, kjo falë një goditjeje spektakolare nga ana e tij.

33 vjeçari shqiptar pati sonte një sfidë tejet të vështirë përballë “bishës” gjermane, Boesel i cili para kësaj përballjeje kishte humbur vetëm një ndeshje.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *