Haaland me deklaratën e çuditshme: Ëndërroj të bëhem reper!

Shpërndaje

Sulmuesi i Dortmund, Erling Haaland, ka dhënë një intervistë të veçantë në lidhje me momentin e tij për SoccerBible. Norvegjezi ka folur më shumë për jetën e tij private dhe familjare.

“Jam një djalë që flet pak dhe jam shumë i rezervuar. Më pëlqen ta kaloj kohën e lirë me familjen. Në këto momente, jeta ime është e mbushur me stërvitje, ndeshje dhe argëtim. Jam një tip të cilit i pëlqen të buzëqeshë gjatë gjithë kohës.”

Sigurisht që ëndërroj ende të bëhem një reper. Ëndrra ime është të kem një ditë një ‘hit al top’ në Norvegji. Që i vogël kam dashur të bëhem futbollisti më i mirë në botë dhe të luaja me një nga ekipet më të mira në planet.

“Kjo është ëndrra ime e fëmijërisë. Shihja babanë duke luajtur dhe u dashurova me këtë lojë. Pa babain tim nuk do isha këtu ku jam. Jam krenar që jam djali i një ish-futbollisti. Kam pasur shumë lojtarë si pika referimi. Mund të përmend Cristiano Ronaldon dhe Zlatan Ibrahimovic”, – tha ai.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *