Fury synon duelin e madh: Mjaft e mbrojte atë lepur duke vendosur pengesa

Shpërndaje

Tyson Fury, kampioni i botës në peshën e rëndë (WBC), ka reaguar pas humbjes së Dillian Whyte. Boksieri britanik i ka çuar një mesazh menaxherit Eddie Hearn, duke i kërkuar të përballet sa më shpejt me boksierin tjetër kampion bote, Anthony Joshua.

“E njoh Eddie Hearn dhe organizatën e tij Matchroom. Ata janë duke u përpjekur ta mbrojnë Joshua, duke mos e lejuar të përballet me mua. Ata kanë vendosur pengesa mes nesh, siç është Whyte, duke penguar unifikimin e titujve kampionë bote”, tha Tyson Fury

“E kanë të kotë që vendosin pengesa. Unë nuk kam nevojë për boksierë të tjerë për të treguar kush jam. Edhe ata e dinë se kanë nevojë për mua. Jam boksieri i vetëm i pamposhtur, kampion bote në Divizionin tonë. Të gjithë kanë dështuar, janë mundur”, tha Fury.

“Të gjithë fansat e duan këtë përballje të madhe dhe sfida më e madhe e peshës së rëndë është ajo mes meje dhe Joshua. Ndaj, le ta organizojmë dhe mos e mbroni më atë lepur që largohet nga unë. Ju s’keni asgjë për të humbur, pasi Joshua ka humbur një herë”, tha Fury.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *