Franck Riberys i ndodhë me e keqja

Shpërndaje

Plaçkitet shtëpia e Franck Ribery.

Shtëpia e anësorit të Fiorentinës, Franck Ribery, është plaçkitur të dielën në mbrëmje, sipas mediave italiane.

Ylli francez u rikthye në Firencë me një lëndim në nyjën e këmbës nga ndeshja kundër Parmas dhe gjendja e tij do të vlerësohet sot nga stafi mjekësor në Artemio Franchi, tranmseton Express.

Por sipas gazetës italiane La Repubblica, Ribery u rikthye për ta gjetur të plaçkitur shtëpinë e vet në Firencë.

Policia lokale ka shkuar në vendin e ngjarjes menjëherë dhe inventari i shtëpisë së Ribery po vlerësohet për sasinë e saktë të dëmeve pas gjësendeve të vjedhura.

Sipas të përditshmes italiane, hajnat e kanë vjedhur një numër të madhe të gjerave me vlerë, përfshirë stoli, nga shtëpia e futbollistit.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *