Ferrari rikthehet në pistë pas 3 muajsh

F1 Ka rinisur aktiviteti në pistë i skuderisë Ferrari, pas emergjencës nga Coronavirusi. Mëngjesin e së martës, Sebastian Vettel është ngjitur në
bordin e makinës SF71H, me të cilën përballoi Botërorin e vitit 2018 të Formula

1. Duke përshkruar kështu pas shumë kohësh kilometrat e
para mbi pistën e Mugellos, nën vështrimin e kuriozëve dhe tifozëve të “kokëkuqes” që kanë mbushur kodrat rreth autodromit.

Piloti gjerman ka
rifituar në kë të mënyrë konfidencën me veturën, pas 3 muajve munesë të detyruar në pistë.

Dita e martë ka qenë e ndarë në dy pjesë për Ferrarin, pasi gjatë orëve të drekës ka provuar makinën edhe piloti tjetër, Charls Leclerc.

Si francezi, ashtu edhe Vettel kanë nisur stërvitjen përpara fillimit të Botërorit të Formula 1, që është fiksuar për fundjavën e 5 korrikut në
Austri, saktësisht në Red Bull Ring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *