F1 plotëson kalendarin me 4 etapat finale

Shpërndaje

Formula 1 ka zyrtarizuar tw martwn edhe përfshirjen e katër garava të reja në Kalendarin e Botërorit, për këtë vit 2020. Turqia, si dhe dy etapa në Bahrain dhe njw nw Abu Dhabi kanw dërguar në 17 numrin e garave të kampionatit të garave mw tw famshme me makina, që ndryshe nga zakonisht do të ulw siparin më 13 dhjetor. Risia e madhe duket se wshtw gara turke, qw do tw mbahet më 15 nëntor në Stamboll dhe qw rikthehet nw kalendar pas 9 vjetwsh nga hera e fundit. Për t’u transferuar më pas në Bahrein që do të sjellë edhe daljen e parë nga kontinenti i vjetër më datë 29 të të njëjtit muaj. Në javën pasardhëse do të ketë qendrim në Gjirin Persik, për një tjetër garë që do të quhet GP i Sakhir. Më pas, gjithcka do të mbyllet më 13 dhjetor në Yas Marina me GP të Abu Dhabi.
Ndërkohë sipas asaj që është komunikuar, organizatorët janë duke punuar për të bërë të mundshme që të ketë akses nga një pjesë e publikut për disa gara të kalendarit 2020.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *