EKSKLUZIVE/ FASK bën lajmërimin për spektatorët në DRAG RACE 2021

Shpërndaje

Këtë fundjavë në Aeroportin Adem Jashari, në pistën e vjetër të Sllatinës në Prishtinë, do të mbahet gara Drag Race që tashmë është bërë traditë, e organizuar nga FASK.

Kjo është gara më e madhe që organizohet në rajonin e Ballkanit, dhe për këtë arsye pjesmarrja e pilotëve nga të gjitha trevat nuk ka munguar asnjëherë, por në kuadër të masave që shtetet e ndryshme marin kundrejt pandemisë Covid-19, edhe ky event nuk kishte si të shpëtonte.

Zyrtarisht, mësohet nga drejtuesi i kësaj federate, z. Ismet Rexhepi që spektatorët edhe këtë event nuk do kenë mundësi të jenë të pranishëm në tribunat karshi pistës.

Pas komunikimit me stafin e Sportzona, z.Rexhepi konfirmon se hyrja do të lejohet vetëm për automjetet të cilat do të jenë pjesmarrese në garë, ku brënda të cilave do të jenë vetëm piloti dhe dy shoqërues të tjerë, të nevojshmëm për mbarëvajtjen e secilit automjet garues.

Ndërsa sa i përket spektatorëve të cilët kanë dëshirë të jenë të pranishëm në këtë event, edhe këtë herë do të jetë e pamundur për këta të fundit, por FASK i ka dhënë zgjidhje edhe kësaj situate.

Njoftohet se Drag Race do të transmetohet live në televizionin kombëtar RTK dhe në rrjetet sociale zyrtare të FASK.

Shumë garues kanë shprehur interes për këtë event, ku pritet nga momenti në moment edhe konfirmimi zyrtar nëse dy më të mëdhenjtë e Automobilizmit Shqiptar, Skënder Potera me Audi TTRS dhe Vis Kosova me Nissan GTR do të jenë të pranishëm.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »