Edhe Paul Pogba po shkon drejt Juventusit

Shpërndaje

Paul Pogba dëshiron të rikthehet te Juventusi. ‘Tuttosport’ raporton se mesfushori francez ka vetëm një ekip në mendjen e tij dhe ai është Juventusi.

27-vjeçari nuk ka rinovuar ende me Manchester United dhe vullneti i tij është ribashkimi me kampionët e Serie A.

Pogba edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Juventusit, ku pa pasur padyshim vitet më të mira të karrierës.

Në vitin 2016, për 105 milionë euro, Pogba kaloi te Manchester United, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit atë kohë, rekord ky që sot mbahet nga Neymar.

Ardhja e Pirlos në stolin e Juventusit, ka shtyrë akoma më shumë francezin të mendojë një rikthim në Torino. Priten nisja e negociatave mes palëve…


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *