
Nëse beson, gjithçka mund të arrihet. Kjo u vërtetua edhe sonte në ndeshjen e Europa League mes Dinamos së Zagrebit dhe Tottenhamit. Anglezët fituan 2-0 në ndeshjen e parë, duke menduar se janë kualifikuar. Kroatët bën të pamundurën në të dytën, duke fituar 3-0. Koha e rregullt u mbyll në avantazhin e dy golave, me Orsic që ishte autori. Po i njëjti futbollist shënon në shtesa, duke shtangur rivalët.
Me të vërteteë e pabesueshme se çfarë ndodh në Kroaci. Kujtojmë që te kroatët u largua trajneri Mamic Zoran pak ditë më parë, ndërsa sot në pankinë ishte Kraznar.