E fundit!!! Edhe Novak Djokovic pozitiv me Covid-19

Shpërndaje

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pas një testi të kryer orët e fundit. Ai është tenisti i katërt që del pozitiv me koronavirus gjatë 48 orëve të fundit, duke shtuar ankthin rreth të ardhmes së këtij sporti.

Djokovic ishte organizator dhe pjesëmarrës në turneun e “Adria Summer Tour” të zhvilluar fillimisht në Beograd (Serbi) e më pas në Zara (Kroaci) . Nga ky turne kanë dalë pozitiv edhe bullgari Grigor Dimitrov, kroati Borna Coric dhe serbi tjetër Viktor Troicki.

Tenisti aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij në Beograd. Fillimisht ai refuzoi të kryejë tamponin, por duke parë rastet e pozitivitetit të kolegëve të tij u detyrua ta bëjë atë. Përveç Djokovic pozitiv ka rezultuar edhe përgatitësi i tij fizik Marco Panichi si dhe trajneri i Dimitrov, Kristijan Groh.

Pozitive ka dalë dhe bashkëshortja e Djokovic, Jelena, ndërsa fëmijët e tyre kanë rezultuar negativë.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *