E BUJSHME: Neymar ndal rinovimin me PSG, arsyeja është Leo Messi!

Shpërndaje

Telenovela Neymar Junior duket se do të nisë përsëri këtë verë. Para disa javësh u bë me dije se braziliani do të rinovonte përfundimisht me PSG dhe do të vijonte karrierën në “Parc des Princes”, por duket se gjërat kanë ndryshuar tashmë.

Sipas “RAC1”, ylli brazilian ka stopuar bisedimet për rinovimin me PSG dhe arsyeja është Lionel Messi. Bëhet me dije se Neymar po mendon përsëri rikthimin te Barcelona, pasi ka marrë sigurinë e Messit që ai do të qëndrojë në Katalonjë.

Ardhja e Joan Laportës në krye të klubit ka bërë që argjentinasi të vendosë përfundimisht për qëndrimin e tij në “Camp Nou”. “RAC1” madje raporton se presidenti Laporta ka nisur bisedimet me agjentin e Neymar për ta bindur që braziliani të rikthehet te Barcelona.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »