Dorëzohet Barcelona, Mesi largohet në fund të sezonit. Ja te cila skuadër do vazhdojë karrierën

Shpërndaje

Barcelona pret që Lionel Mesi të largohet drejt Mançester Sitit me parametër zero në përfundim të këtij sezoni. Sipas informacioneve të “Mirror”-it, klubi i argjentinasit është dorëzuar se mund ta bindë kapitenin për të rinovuar në “Camp Nou” kontratën që skadon pas 8 muajsh.

33-vjeçari, i cili i ka prishur totalisht marrëdhëniet me presidentin Bartomeu, kërkoi të largohej në vitin e fundit të kontratës me katalanasit, por ata nuk pranuan t’ia plotësojnë dëshirën duke e detyruar që të respektojë deri në fund kontratën. Duke mos dashur që të shkonte në gjyq për të zgjidhur ngërçin, “Pleshti” vendosi të qëndrojë pas një bisede me trajnerin e ri Ronald Kuman.

Numri 10 dëshironte një ribashkim me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola te Mancester Siti, madje arriti edhe akordin me “Qytetarët”, të cilët shpresojnë ta transferojë verën e ardhshme. Dhe të gjitha gjasat janë që kjo të ndodhë në përfundim të sezonit, pavarësisht se Barcelona kishte premtuar se do të luftonte për ta bindur legjendën e klubit për t’u tërhequr në klubin e tyre.

Transferimi i tij në “Etihad” do të varet shumë nga e ardhmja e Guardiolës atje. Kontrata aktuale e teknikut katalanas skadon verën e ardhshme dhe pa të në krye të Sitit, Mesi mund t’i ndryshojë planet e tij. Mesi dhe Guardiola ngritën dy herë trofeun e Ligës së Kampioneve gjatë viteve të tyre në Barce- lonë.

Por lidhjet e Mesit me Sitin nuk përfundojë këtu. Në “Etihad”, ai do të mund të bashkohej edhe me shokun e tij të ngushtë, Serxho Agueron. Golashënuesi më i mirë në historinë e Sitit bëri humor pak ditë më parë, duke thënë se lidhja e atyre të dyve është si ajo e një çifti të moshuarish.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *