Djali i LeBron James është anëtari i ri i FaZe Clan

Shpërndaje

Bronny James është anëtari më i ri i FaZe Clan.
Organizata FaZe Clan ka njoftuar se ka lidhur një kontratë me Bronny James, të birin e LeBron James.

Bronny mbaroi së fundmi vitin e parë në Sierra Canyon High School. Ylli 15-vjeçar në ngritje për në NBA, bëhet kështu anëtari më i ri që i bashkohet FaZe Clan. Kjo u konfirmua zyrtarisht edhe në Twitter.

Përtej suksesit të tij në fushën e lojës, Bronny James njihet gjithashtu si një gamer. Ai luan Fortnite dhe Call of Duty: Modern Warfare.

Bronny është atleti i dytë që i bashkohet një organizate profesioniste të esports gjatë javës së fundit. Ben Simmons i Philadelphia 76ers, ju bashkua së fundmi FaZe Clan si content creator


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *