Conor McGregor konfirmon ndeshjen e tretë me Dustin Poirier: Do shihni kush është Mac!

Shpërndaje

Conor McGregor thotë se përballja e tij e tretë me Dustin Poirier është gati pasi data është konfirmuar dhe tifozëve u mbetet vetëm të presin rikthimin e tij në UFC. Poirier nënshkroi zyrtarisht kontratën e tij për t’u ndeshur me McGregor për herë të tretë natën e kaluar, sipas reporterit të ESPN Ariel Helwani. Dhe ditën e sotme të njëjtën gjë ka bërë edhe McGregor i cili shkroi në Twitter se përballja mes tyre do të zhvillohet me 10 korrik.

Lufta është caktuar! Më 10 korrik do ta shihni se kush është Mac.

McGregor, i cili i ka 22 fitore dhe 5 humbje në karrierë, është në kërkim të fitores së parë që prej janarit 2020, ndërsa Poirier është i pamposhtur që prej disfatës kundër Khabib Nurmagomedov më 2019. Poirier i ka 27 fitore dhe 6 humbje në karrierë. Ylli amerikan mundi McGregor në UFC 257 në janar në një përsëritje të përplasjes së tyre të peshave të lehta 2014. Ndërsa irlandezi mundi Poirier në raundin e parë në UFC 178.

Burimi: sportbible.com


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »