Cmendet Ocampos

Shpërndaje

‘Çmendet’ Ocampos, goleadori-portier. Shikoni cfarë ka bërë….
Lucas Ocampos i Sevillas përjetoi një mbrëmje të jashtëzakonshme të hënën. Fillimisht, ai sigloi golin e avantazhit në sfidën e La Ligas ndaj Eibarit. Mirëpo nuk ishte shumë i çuditshëm fakti që shkruajti emrin në tabelën e shënuesve. Më e jashtëzakonshme ishte paraqitja e tij në portë gjatë minutave shtesë të një sfide të pafundme që zgjati deri në minutën e 101-të.
Poritieri i Sevillas, Vaclik u dëmtua seriozisht në gju, teksa trajneri Lopetegui i kishte përfunduar 5 zëvendësimet në dispozicion
të tij. Prandaj mes shtyllave shkoi Ocampos, i cili për aksionin e fundit të ndeshjes u tërhoq nga sulmi në portë. Për më tepër, duke rezultuar
vendimtar gjë që pakkush e priste. Në fakt, duelin me portierin e Eibarit, Dmitrovic e fitoi edhe në zonën e tij. Pasi i shënoi gol, i mohoi edhe golin në gjuajtjen e fundit që mund të kishte sjellë barazimin 1-1. Por ja që ishte e shkruar që Ocampos të bëhej hero i shumëfishtë.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *