Cfare risish do te kete ne rregullat e champions league

Shpërndaje


Rifillimi i kompeticioneve të UEFA-s sjell edhe një sër të rejash, sa i takon rregullores së lojës. Modifikimet e aprovuar nga IFAB, International Football Association Board, do të funksionojnë për ndeshjet e mbetura të Champions dhe Europa League. Shefi i gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rossi ka shpjeguar se më të rëndësishmet kanë të bëjnë me rregullën numër 14 që lidhet me penalltitë dhe rregullën 10, që ka të bëjë me përfundimin e një takimi. Ndryshimi më i rëndësishëm për t’u pasur parasysh ka ë bëjë me epilogun e mundshëm të ndeshjes me penallti. Gjë që është tepër e mundshme nga momenti që duke nisur nga cerekfnalet, takimet do të jenë me kualifikim direkt. Në fund të shtesave, kartonat e verdhë të marrë gjatë ndeshjes – përjashto të kuqtë – do të anulohen dhe do të rinisë gjithcka nga e para. Gjithashtu do ndryshojë edhe interpretimi I prekjes se topit në dorë në rast se nuk ndikon direkt në aksionin e golit.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *