CALCIOMERCATO : Juve bën një tentativë për lojtarin e Atalantës

Shpërndaje

Sipas Calciomercato.com, është Robin Gosens një nga objektivat kryesorë të Juventusit për përforcimin e ekipit sezonin e ardhshëm.

Robin Gosens

Pirlo ka kërkuar pikërisht atë dhe një qendërmesfushor. E ardhmja e Alex Sandro duket larg Torinos. Juventus do të pranojë oferta që fillojnë nga 25 milionë euro.

Anësori gjerman vlerësohet 35-40 milionë euro. Atalanta e ka blerë 2 milionë euro nga Heracles. Juve tentoi ta nënshkruante Janarin e kaluar por Atalanta refuzoi cdo ofertë.

Gosens ka një kontratë deri në 2022. Juve kërkon të përfitojë nga marrveshja Romero për të lehtësuar bisedimet me bergamaskët.

Palët do të ritakohen për të negociuar përmbylljen e të dy transferimeve.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »