Bayern, Matthaus “shkarkon” Flick dhe zbulon pasardhësin

Shpërndaje

Të fitosh gjithçka të mundshme dhe të kesh gjithsesi probleme.

Kjo është situata e çuditshme e Bayern Munich, ku trajneri Hansi Flick dhe drejtori sportiv Salihamidzic duket se nuk shkojnë mirë.

Sipas legjendës së bavarezëve Lothar Mattahus, trajneri i bavarezëve do të largohet nga kampionët e Europës në fuqi për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë:

“Nuk besoj se ai dhe Salihamidzic do të punojnë bashkë vitin e ardhshëm. Besoj se pas dy ndeshjeve kundër Paris Saint-Germain do të flasë me Kahn dhe Rummenigge dhe do të thotë se ka dëshirë të shkojë te kombëtarja”, ka thënë Matthaus për Sky.

Në lidhje me pasardhësin e Flick te Bayern: “Të gjithë e dinë se Bayern duhet ta ketë gati zëvendësuesin në rast se Flick do të largohet. Për momentin është në drejtim të Leipzig dhe quhet Julian Nagelsmann”.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »