Barcelona, zbulohet kërkesa e parë e Koeman në merkato

Shpërndaje

Nuk ka ardhur akoma lajmërimi zyrtar, por Ronald Koeman do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelona-s.

Pas lamtumirës së Quique Setien, katalanasit kanë arritur një marrëveshje me tashmë ish-trajnerin e Holandës që duhet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare.

Sipas Le10Sport, trajneri i ri i Barçës e di mirë se çfarë përforcimesh do të duhen për skuadrën e tij.

Emri i parë është një holandez. Bëhet fjalë për Donny van de Beek të Ajax-it, i kërkuar në të kaluarën edhe nga Real Madrid.

Duket se është ai kërkesa e parë e Koeman për drejtuesit e Barcelona-s.

Mesfushori 23 vjeç është gati për të bërë hapin e madh në karrierë pas 5 sezonesh të kaluar në Holandë, ku ka fituar një Eredivisie, një Kupë të Holandës dhe një Superkupë.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *