
Barcelona është e gatshme të shesë pesë lojtarë në merkaton e janarit, me francezin Ousmane Dembele në mesin e tyre.
Gjigandët katalanas janë të vetëdijshëm se duhet të shesin lojtarë para se Ronald Koeman të mund të shtojë emra të rinj në skuadrën e tij.
Koeman është i interesuar për sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay dhe mbrojtësin e Manchester City, Eric Garcia, dy lojtarë që nuk arriti t’i nënshkruajë gjatë verës.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Dembele-s pritet t’i tregohet dera e daljes së bashku me Junior Firpo, Samuel Umtiti, Carles Alena dhe Martin Braithwaite.