Atletico Madrid nuk heq dorë nga ylli i madh

Shpërndaje

Atletico ende konsideron transferimin e Cavanit.

Atletico Madrid janë duke konsideruar akoma transferimin e ish sulmuesit të Paris Saint Germian, Edinson Cavani.

Është gazeta spanjolle AS që raporton për dëshirën e Atleticos për afrimin e 33 vjeçarit.

Atletico Madrid, edhe pse kanë zyrtarizuar Luis Suarezin, ende nuk kanë hedhur poshtë mundësinë për paraqitjen e një oferte për Cavanin.

Një transferim i mundshëm i Cavanit, do të bënte që sulmi i Atleticos për sezonin e ri të përbëhej nga uruguaianët.

Për Edinson Cavanin kanë qenë të interesuar edhe Juventus dhe Benfica


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *