Allegri te Roma? Flet trajneri

Shpërndaje

Allegri ngjall spekulimet për të ardhmen e tij: Roma? Le të shohim.

Roma mund të ndryshoj trajner vetëm pas xhiros së parë në Serie A.

Giallorosët e nisën me barazim kampionatin e ri, teksa luajtën pa gola në udhëtim te Verona 0-0.

Ky barazim ka bërë që të kryqëzohet nga kritikat trajneri Paolo Fonseca.

Por për të ngjallur edhe më shumë spekulimet ka menduar trajneri Massimiliano Allegri, i cili nuk e ka mohuar nëse do ta marrë drejtimin e Romës.

Allegri po merr pjesë në ‘Dancing with the Stars’, teksa i është bërë pyetja nëse do ta marrë drejtimin e Romës.

“Allegri në Romë? Nuk i dihet. Le të shohim çfarë do të ndodh”, ka thënë shkurtimisht trajneri italian.

Trajneri italian është kërkuar edhe më parë nga Roma, por ai nuk është bindur nga oferta e Giallorosëve.

Tani pas ndryshimit të presidencës në Romë, Allegri mund të reflektojë dhe ta marrë drejtimin e klubit kryeqytetas italian.


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *