21.000 tifozë të pranishëm në Wembley/ FA CUP hap dyert në përballjen Leicester-Chelsea

Shpërndaje

Pas projekteve pilot të ndërmarra nga qeveria angleze në rikthimin e tifozëve në shkallet e stadiumeve, duket se tashmë është momenti për më shumë.

Më datë 15 Maj në Wembley do të mbahet finalja e FA CUP, ku sheh përballë Lecesterin me Chelsean, por ajo që e bën edhe më magjike këtë përballje, do të jenë tifozët e pranishëm në një numër të konsiderueshëm.

Fundjavën e shkuar 4000 tifozë u lejuan të ndiqnin Lecesterin teksa mundi Southampton me rezultatin 1-0 në gjysëmfinalen e FA CUP, ndërsa 8000 të tjerë ishin të pranishëm në Finalen e Carabao Cup ku Manchester City u përball me Tottenham.

Këto dy evente ishin nën vëzhgimin e qeverisë angleze, teksa studiohej mundësua e rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumeve pas më shumë se një viti nga mbyllja si pasojë e pandemisë. 

Nga Sport Zona


Shpërndaje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »