Laçi mban ende gjallë shpresat e kualifikimit, Bakaj shënon me ekipin bjellrus

Pas Partizanit e Luftëtarit, që e nisën me humbje aventurën e tyre në këtë sezon të Europa Leagues, në orën 19:00 ishte radha e Laçit të zbresë në fushë, ku u përball me qipriotët e Anorthosisit.

Gjithsesi as bardhezinjtë nuk mundën të bëjnë më shumë në Qipro, ku u përballën me skuadrën e Anorthosis Famagusta. Skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga kaloi e para në avantazh, me anë të Hoxhallarit në minutën e 21-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin minimal 0-1.

Gjithsesi qipriotët reaguan mjaft mirë në 45-minutëshin e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë dhe duke përmbysur rezultatin. Por ajo që vlen të përmendet, është fakti se Laçi është skuadra shqiptare që pas ndeshjeve të para, ka më shumë shanse për të siguruar kualifikimin, pasi javën e ardhshme do të përballet në Shqipëri me qipriotët.

Po në të njëjtën orë, bjellorusët e Shakhtar Soligorskut prekën kualifikimin, pasi mposhtën në transfertë uellsianët e Connah, me rezultatin 1-3. Vlen të përmendet se Elis Bakaj e nisi si titullar këtë sfidë për bjellorusët dhe arriti të shënojë golin e dytë në minutën e 34-t.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.