Ylli i NBA-së infektohet nga koronavirusi

Kevin Durant në mesin e katër lojtarëve të infektuar me koronavirus. Ylli i NBA-së, Kevin Durant është njëri prej katër lojtarëve të Brooklyn Nets të infektuar me koronavirus, ka njoftuar “New York Post” të martën.

“Të gjithë duhet të jeni të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe izolohuni. Duhet të kalojmë këtë”, ka thënë Durant.

31-vjeçari nuk ka luajtur këtë edicion për shkak të një lëndimi. Ai nuk pritet të kthehet në parket kur liga të rifilloj pas pezullimit për shkak të koronavirusit. Shtatë lojtarë të NBA-së janë testuar pozitivisht për koronavirus.