Haaland zgjodhi Dortmundin para Man Utd, mësohet arsyeja

Erling Haaland nuk dëshiroi të transferohet në Manchester United. Agjenti Mino Raiola, ka dhënë detaje interesante lidhur me transferimin e Erling Haaland, dhe prapaskenave të merkatos.

Haaland pritej të kalonte në një prej skuadrave si Manchester United apo Juventus, por lojtari përfundoi në Bundesliga, tek Borussia Dortmund. Ishte agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ai që ka bërë të ditur se vet lojtari norvegjez nuk dëshironte kalimin tek Man United, duke zgjedhur Dortmund.

“Klubi me të cilin ai pati më së shumti kontakte direkte ishte United. Ata folën me të më së shumti. Të gjithë kishin shansin të flisnin me të personalisht. Ne lejuam atë të ndodhte, sidomos pasi ai njeh Ole” ka thënë Raiola.

“Ai ndihej sikur tani nuk ishte momenti i duhur për të bërë këtë hap në karrierë. Nuk ka asgjë kundër United, apo Ole” shtoi agjenti. 19 vjeçari do ta kalojë pjesën tjetër të sezonit me Dortmund, ku ka nënshkruar kontratë valide deri në vitin 2024.