Zbulohet formacioni i dekadës, dominim total i La Liga-s

Fundi i këtij viti mbyll edhe një dekadë tjetër të suksesshme të futbollit. Gjatë këtyre 10 viteve të fundit kemi parë gola nga më spektakolarët, arritjet bindëse të Lionel Messit, si dhe magjitë e Cristiano Ronaldos me sferën në këmbë. E në kuadër të mbylljes së kësaj dekade, gazeta prestigjoze, "France Football" ka publikuar edhe formacionin më të mirë të këtyre 10 viteve të fundit.

Dominon kampionati spanjoll, që merr pjesë në këtë formacion me 4 futbollistë që aktivizohet aktualisht në La Liga. Bëhet fjalë për treshen e Realit të Madridit, Sergio Ramos, Marcelo dhe Luka Modric, si dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Të tjerë futbollistë që kanë luajtur të paktën një herë në karrierë në vitet e fundit në Spanjë janë edhe futbollistë si Iker Casillas, Cristiano Ronaldo, Xavi Hernandes, Andres Iniesta dhe Neymar Jr. Formacioni plotësohet nga dy mbrojtësit, Virgil van Dijk dhe Philip Lahm.