E bujshme/ Lëviz Juventusi, bën gati super goditjen e parë në merkato

Juventusi di gjithmonë si të na surprizojë në periudha merkatoje. Këtë herë, gjiganti italian, ka vendosur që të djegë konkurrencën e ashpër të gjysmës së Europës, për sulmuesin norvegjez, Erling Braut Haland.
Mediat italiane raportojnë se akordi mes bardhezinjve dhe lojtarit është arritur. Drejtuesit e "Zonjës së Vjetër" do të paguajnë vetëm shifrën e klauzolës së 19-vjeçarit, prej 30 milionë eurosh.

Sulmuesi norvegjez i ka mahnitur të gjithë këtë sezon, teksa në 22 prezenca ka realizuar 28 gola (16 gola në 14 ndeshje të kampionatit austriak; 4 gola në 2 ndeshje të Kupës së Austrisë dhe 8 gola në 6 ndeshje të fazës së grupeve në Champions).

Tashmë, pritet vetëm që trajneri Mauricio Sarri dhe futbollistët e tij, të hapin në ditët në vazhdim dhuratën që do të gjejnë poshtë bredhit, brenda së cilës pritet që të jetë sulmuesi i datëlindjes 2000.