E Pabesueshme / 70-vjeçari plas në tokë me nokaut 43-vjeçarin dhe hyn në librin “Guinness”

Një ndeshje totalisht e pazakontë boksi ka ndodhur së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Albert Hughes, është një boksier 70-vjeçar që është futur në librin e rekordeve “Guinness” pasi mundi një rival 43-vjeçar. Me plot plot 70 vite mbi supe, ai është bërë kështu boksieri më i vjetër në botë që qëndron aktiv në këtë sport.

Boksieri nga Kentaki ngjitet në ring prej vitit 1975 dhe nuk e ka humbur shkëlqimin as në këtë moshë.

Këtë e tregoi me goditjet ndaj kundërshtarit, edhe pse të ngaldata dhe jo shumë të befasishme. Hughes theu rekordin e boksierit Brit Stifen, i cili qëndroi në ring deri në moshën 60-vjeçare.