Po shkëlqente gjatë ndeshjes Lazio-Juventus, hajdutët bënin kërdinë në shtëpinë e futbollistit.

Teksa ylli i Lazios, Milinkoviç-Saviç po shkëlqente mbrëmjen e së shtunës ndaj Juventusit, hajdutët ishin duke bërë kërdinë në shtëpinë e tij.
Lazio fitoi 3-1 përballë kampionëve italianë dhe Saviç shënoi edhe njërin nga golat e ndeshjes, por për fatin e keq, atij i ka ngrirë buzëqeshja sapo ka shkuar në shtëpi pas ndeshjes.

Në shtëpinë e tij kishin hyrë hajdutët dhe kishin vjedhur dy ora të shtrenjta, Rolez dhe Hublot, si dhe sende me vlerë mbi 100 mijë euro.

Kjo nuk është hera e parë që shtëpitë e futbollistëve bien pre e hajdutve, sidomos gjatë ndeshjeve të mëdha.