Surprizuese - Ronaldo është penduar që ka shkuar te Juventusi

Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë te Juventusi, pasi nuk po arrin dot ta marrë për dore "Zonjën e vjetër" drejt sukseseve, ashtu siç bënte dikur me Real Madridin.
Largimi nga Spanja duket se i ka lënë pasoja portugezit dhe ai nuk është i lumtur. Sipas mediave spanjolle, arsyeja e trishtimit të 34- vjeçarit ka lidhje me pendesën.

Prestigjozja “ABC” raporton se CR7 ka folur në javët e fundit me disa nga shokët e tij te Reali i Madridi duke iu treguar edhe vështirësitë në Torino.

Madje fitimi i "Topit të Artë" nga ana e Leo Messit këtë vit, ka bërë Ronaldon të pendohet që zgjodhi Juventusin si një etapë të re të karrierës së tij.