Skandacolze - Rusia përjashtohet për 4 vjet nga çdo aktivitet sportiv

Agjencia Botërore Anti-Doping ka marrë masa të ashpra dhe ka ndëshkuar rëndë Rusinë. Kështu, shteti në veri të Europës është përjashtuar për 4 vjet nga çdo aktivitet ndërkombëtar sportiv për çështjen e dopingut.
Kjo do të thotë se rusët nuk do të marrin pjesë në asnjë garë sportive, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike, por edhe Kampionatin Evropian 2020 apo Botërorin e Katarit.

Këshilltarëve ekspertë u është dashur të marrin masa të ashpra ndëshkimore pas akuzave të vazhdueshme të dopingut.

Rusia do të ketë 21 ditë për të apeluar këtë vendim.