E Pabesuesme / Një 32-vjeçar mund të jetë trajneri i ri i Barcelonës

Barcelona mund të ndryshojë trajner në fundin e sezonit dhe që tani shumë emra kanë filluar të qarkullojnë në ambientet e klubit katalanas si pasues të Valverdes.
Mes kandidatëve është edhe një emër surprizë. Bëhet fjalë për trajneri e Leipzig, Julian Nagelsmann. Ai është vetëm 32-vjeç dhe ka pranuar vetë se do të dëshironte që një ditë të drejtonte Barcelonën.

Nagelsmann tha: Unë e kam thënë shumë herë: Barcelona është një qyteti i bukur, një klub i mirë dhe një ditë do të më pëlqente të punoja aty”.

Kujtojmë që Julian Nagelsmann është një nga trajnerët e rinj më të vlerësuar në Gjermani, pas rezultateteve të arrituara me Hoffenheimin më parë dhe këtë sezon me Leipzigun.