Joshua rikthen titullin, shpallet kampion bote pas fitores me pikë ndaj Ruiz

Titulli kampion bote është rikthyer edhe njëherë tjetër te Anthony Joshua.
Boksieri anglez ka fituar super ndeshjen e zhvilluar para pak minutash në Arabinë Saudite kundër meksikanit, Andy Ruiz Jr, pas 12 raundeve.

Andy Ruiz e kishte mposhtur para disa muajsh Joshuanë me një fitore të papritur për shumicën e njerëzve duke i rrëmbyer titullin, por sot ky trofe i është rikthyer sërish anglezit.

Ndeshja e sotme nuk ka pasur shumë emocione pasi të dy boksierët janë munduar të mbrohen më shumë sesa të sulmojnë, por në fund, Joshua ka grumbulluar më shumë pikë. Tashmë, Anthony Joshua është kampioni i ri i botës në peshat e rënda…