Nëna e Messit habit të gjithë pasi djali i saj fitoi Topin e Artë

Nëna e Messit, e habitur nga Topi i Artë: Menduam se i pesti do të ishte i fundit.Nëna e Lionel Messit, Celia Cuccittini, e ka pranuar se ajo nuk kishte pritur që djali i saj ta fitojnë edhe një tjetër Top të Artë kur e kishte fituar këtë çmim për të pestën herë në karrierë, në vitin 2015.

Ylli argjentinas i Barcelonës e mposhti qendërmbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijkn, në garën për Topin e Artë 2019, duke vendosur rekord të ri si gjashtë herë fitues i këtij çmimi, përderisa Cristiano Ronaldo mbetet me pesë, transmeton Gazeta Express.Dhe, përkundër rekordeve dhe paraqitjeve mbresëlënëse që 32-vjeçari vazhdon t’i bëjë, as familja e tij nuk kishte besuar se ai do të emërohej sërish futbollisti më i mirë në botë.

“Jam shumë e lumtur, ne nuk kishim pritur që ai ta fitonte këtë çmim. Ne menduam se i pesti do të ishte i fundit, kështu që ishte një befasi e këndshme”, rrëfeu Cuccittini, në një intervistë të dhënë për CNN Radio Argentina.“Ai gjithmonë më emocionon. Ai nuk ka reshtur së na befasuari me ato që i arrin çdo ditë. Dhe, ajo që është më e rëndësishme sesa të gjitha këto, gjëja kryesore është lloji i personit që ai është”.Përkundër këtyre arritjeve të Messit, ai gjatë karrierës së tij është kritikuar më së shumti nga vendasit e tij, të cilët pretendojnë se Messi nuk bën mjaftueshëm për ekipin kombëtar të Argjentinës, por vetëm për klubin e tij, Barcelonën.Përderisa nëna e Messit e pranon se askush nuk është i përsosur, ajo beson se kritikat e vazhdueshme që e veçojnë Messin nga e gjithë skuadra e Argjentinës janë të padrejtë dhe bëhen në mënyrë të gabuar.“Ti mund të kritikosh pa ofendime e tallje. Si nënë, natyrisht se kjo më lëndon. Është normale që jo gjithkujt mund t’i pëlqejë ai. E gjithë familja e di se i kemi borxh shumë Argjentinës. Por, a do dikush më shumë sesa Messi ta fitojë Kupën e Botës apo Kupën e Amerikës?”, tha Cuccittini.“Natyrisht se mund ta kritikojnë kur luan keq, edhe ne e bëjmë këtë gjë. I themi atij kur luan keq, gjithmonë i themi”.